Bashkia e Durrësit hap thirrje për drejtorë dhe specialistë, ja si mund të aplikoni

Nga A2 CNN
21 Korrik 2025, 11:27 | Politikë

Bashkia e Durrësit hap thirrje për drejtorë dhe specialistë,

Bashkia e Durrësit ka hapur thirrje për drejtorë dhe specialistë, pas doreheqjeve te drejtuesve paraardhës me kërkesë të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një njoftimi, Bashkia bën të ditur se në këto pozicione mund të bëhen pjesë profesionistë nga të gjitha fushat, shkruan A2 CNN.

Më poshtë në njoftim, Bashkia e Durrësit ka shpjeguar edhe procedurat që duhet të ndjekin të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë.

Njoftimi:

Ftojmë profesionistë nga të gjitha fushat, që e duan qytetin dhe zhvillimin e tij të mëtejshëm, të bëhen pjesë e administratës publike.

Të gjithë ata arkitektë, urbanistë, inxhinierë, ekonomistë, juristë, profesionistë të shkencave sociale, pedagogë, profesionistë të sektorit të bujqësisë dhe mjedisit, etj të cilët dëshirojnë të japin kontributin e tyre në shërbim të qytetit dhe qytetarëve të Durrësit janë të ftuar të shprehin interesin e tyre.

Dërgoni një email me CV-në tuaj dhe një letër për shprehje interesi në adresën:

[email protected]

Kjo dritare komunikimi do të shërbejë për të dërguar kërkesa, në çdo periudhë të vitit.

Ndërkohë janë hapur thirrjet për disa vende vakant në bashkinë e Durrësit për të cilat gjeni informacion të plotë në linkun bashkëngjitur

https://durres.gov.al/ëp-content/uploads/2025/07/2.-Shpallje-per-pozicione-te-lira-pune-Gusht-2025-1.pdf (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos