Berisha: Dumani gati është përleshur fizikisht me një gjykatëse që nuk ja zbatoi urdhrat, i rrëmbyen kompjuterin për ta terrorizuar

Nga A2 CNN
21 Korrik 2025, 11:06 | Politikë

Berisha: Dumani gati është përleshur fizikisht me një

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani, se u ushtron presion gjyqtarëve, për të miratuar kërkesat e tij në çështjet gjyqësore.

“Kemi të bëjmë me gjykatës të cilët në mënyrë antikushtetuese në kundërshtim flagrant me Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut janë në kontrollin total të një delinkuenti që quhet, Altin Troplini.

Ky përbën një problem në themel, të drejtësisë shqiptare. Thuhet se, këto kohë vetëm sa nuk është përleshur fizikisht me një gjykatëse që nuk ja ka zbatuar urdhrat, kanë shkuar dhe janë kanë rrëmbyer kompjuterin për ta terrorizuar”, tha Berisha, shkruan A2 CNN.

“Po. Pra këtu ka skena, akte, gjëra, ka përçudnime. Por këto që them unë, nuk kanë të bëjnë me gjykatësit si persona, kanë të bëjnë me sistemin, i cili nuk mund të jetë kurrë i tillë. Gjykatësi duhet të jetë i lirë në detyrën e tij, për bërë detyrën...”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos