Berisha: Altin Hajri i ka paguar Dumanit 700 mijë euro!

Nga A2 CNN
21 Korrik 2025, 11:00 | Politikë

Berisha: Altin Hajri i ka paguar Dumanit 700 mijë euro!

Sali Berishsa akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani, se ka marrë para nga Altin Hajri, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar si i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Pregnës disa vite më parë.

“E garantoj Altin Troplinin se dekonspirimi që ai i ka bërë dhe mbajtja në xhep e mandat arrestit ndërkombëtar për Ndrecën, do të ketë për të pasoja, do ta ndjekë atë gjithë jetën. Sepse me këtë person ai amnistoi apo i dha mundësisë të largohej kreut të kartelit më të rrezikshëm të drogës në Europë që disponon portin e Durrësit dhe që është akoma në funksion njësoj siç ishte, Troplinëve.

Përveç kësaj dënoj këtu implikimin e tij të padiskutueshëm në aferën Hajri. Është thënë në atë kohë se Altin Hajri i ka paguar Dumanit 700 mijë euro, dhe sot për prerjen copa-copa të trupit të Jan Prengës dënohet një kamerier dhe roja. Kurse Altin Troplini, Altin Hajri merr leje për hotele dhjetëkatëshe nga Edi Rama dhe dërgohet këto ditë në gjykatë nga avokati i tij, Altin Troplini”, tha Berisha për gazetarët, shkruan A2 CNN. “Pra, siç e shihni, kemi të bëjmë me një person të kapur kokë e këmbë nga krimi. Por ne zotohemi se do të qëndrojmë me forcën më të madhe në denoncimin e tyre”.

Altin Hajri është një emër i njohur në botën e krimit të organizuar shqiptar, veçanërisht në zonën e Shijakut dhe Durrësit, si “koka” e një grupi kriminal të specializuar në trafikun e drogës, që transportonte heroinë nga Afganistani drejt Italisë.

Në janar 2020, Altin Hajri akuzohet për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës, i rrëmbyer në Kamzë dhe më pas transportuar pranë kompleksit të tij “Golden” në Shijak.

Aktualisht ai është në kërkim nga SPAK dhe Policia e Shtetit, përfshirë akuzat për trafik droge dhe pjesëmarrje në krime të rënda si rrëmbimi dhe vrasja e Prengës, si dhe për lidhje të dyshuara me figura politike që ndihmonin fshehjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos