Albana Koçiu prezantohet në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Rama: Do reformohet shërbimi zjarrfikës

Nga A2 CNN
19 Shtator 2025, 13:29 | Politikë

Albana Koçiu prezantohet në krye të Ministrisë së

Albana Koçiu është prezantuar si ministre e Punëve të Brendshme në qeverinë e kryeministrit Edi Rama, e para grua që merr këtë detyrë.

Vetë kryeministri Edi Rama i cili ishte i pranishëm gjatë prezantimit, e cilësoi këtë moment si historik, teksa shtoi se vendosja e Koçiut në krye të kësaj Ministrie, do të sjellë ndryshime rrënjësore në këtë dikaster.

Rama vuri theksin te riformatimi i shërbimeve zjarrëfikëse, pas zjarreve të verës që treguan rëndësinë e trajtimit të kësaj çështjeje, shkruan A2 CNN.

Shefi i qeverisë po ashtu nxori në pah mungesën e një sistemi funksional të adresave për vendbanimet shqiptare, një problem që vazhdon të jetë i pranishëm edhe pas 35 vitesh.

“Albana Koçiu vjen me një profil krejt tjetër nga paraardhësit dhe me një mision të qartë: ta kthejë Ministrinë nga një institucion tradicionalisht i lidhur ngushtë me Policinë e Shtetit, në një ministri Punësh të Brendshme që funksionon sipas standardeve evropiane.

Ministria e Punëve të Brendshme nuk bën vetëm punë policore dhe ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit. Një qasje tjetër është e domosdoshme, sepse sfidat e së ardhmes kërkojnë ndryshime thelbësore, jo vetëm për problemet që kanë ndodhur, por për ato që do të ndodhin,” përfundoi kryeministri Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos