Pas betimit në Presidencë, Rama dhe ministrat shkojnë në këmbë drejt Kryeministrisë

Nga A2 CNN
19 Shtator 2025, 10:35 | Politikë

Pas betimit në Presidencë, Rama dhe ministrat shkojnë në

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së re të Partisë Socialiste, kanë shkuar në këmbë drejt Kryeministrisë, pas betimit në institucionin e Presidencës, një traditë kjo që vijon prej kohësh.

Më herët Rama dhe ministrat u betuan përpara presidentit Bajram Begaj, ku ky i fundit lexoi dekretin dhe formulën e betimit, teksa ministrat një nga një u betuan me dorë në Kushtetutën e Shqipërisë, raporton A2 CNN.

Një ditë më parë Kuvendi miratoi, ndonëse pa debat, programin e qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Për herë të parë në këtë mandat, në kabinetin qeveritar Rama do të jetë edhe një ministre digjitale, e quajtur “Diella”, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos