Ministrja e Brendshme thërret në takim kupolën e Policisë së Shtetit

Nga Igli Çelmeta
19 Shtator 2025, 11:36 | Politikë

A2 CNN ka mësuar se ministrja e re e Brendshme, Albana Koçiu, ka thirrur për takim në ministri në orën 12:30 drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, kupolën drejtuese në Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe drejtorët e qarqeve. 

Sipas burimeve për A2 CNN, takimi do të bëhet për prezantimin e parë të ministres së re me drejtuesit e policisë, për të dhënë edhe porositë e para. Tema kryesore e takimit do të jetë rendi dhe siguria, sidomos ajo në shkolla, ku vitin e kaluar janë regjistruar disa incidente, më tragjiku vrasja e Martin Canit nga një bashkëmoshatari i tij pranë Shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Në përfundim të takimit do të edhe më shumë informacion rreth asaj që është diskutuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos