Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Nga A2 CNN
19 Shtator 2025, 10:02 | Politikë
 

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Janë betuar përpara presidentit Bajram Begaj ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama.

Presidenti Begaj lexoi dekretin dhe formulën e betimit, teksa ministrat një nga një u betuan me dorë në Kushtetutën e Shqipërisë, raporton A2 CNN.

Një ditë më parë Kuvendi miratoi, ndonëse pa debat programin e qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Për herë të parë në këtë mandat, në kabinetin qeveritar Rama do të jetë dhe një ministre digjitale, e quajtur “Diella”, shkruan A2 CNN.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos