Alibeaj: Kryeministri t'i thërriste për veshi besnikët e vet në Parlament, të mbështeste SPAK-un

Nga A2 CNN
8 Shtator 2026, 10:32 | Politikë

Themeluesi i "Djathtas 1912", Enkelejd Alibeaj, kritikoi atë që e quajti “apati jonormale” të SPAK-ut dhe pati një thirrje edhe për kryeministrin Edi Rama.

“Ka një apati jonormale. Pritshmëritë, jo të protestës dhe të publikut, por ato profesionale nuk po përmbushen. E pashë te raportimi i zotit Braho në Parlament. Aty prisja të thonte vetëm një gjë: “Ky Parlament është bërë pengesë për punën e SPAK-ut.” Një përfaqësues i drejtësisë nuk rri e jep shpjegime për shpenzimet kur ka përballë atë që pengon punën e tij”, tha Alibeaj në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Nga ana tjetër, bëri një thirrje edhe për kreun e qeverisë, Edi Rama.

“Kryeministri, nëse do të ishte i përgjegjshëm, mbështetës i drejtësisë, mbështetës i procesit të integrimit, do t'i thërriste për veshi këta besnikët e vet, do i thonte lini plazhin, hajdeni në Parlament se do mbështesim Shqipërinë duke hequr imunitetin dhe duke mbështetur SPAK-un”, theksoi Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos