Ka hyrë në ditën e 100-të protesta qytetare para Kryeministrisë. Aktivistë dhe drejtues të protestës deklaruan se nuk do të ndalen deri në largimin e Edi Ramës nga pushteti.
Duke bashkuar duart me njëri-tjetrin, protestuesit kanë rrethuar në mënyrë simbolike godinën e Kryeministrisë, ndërsa nuk kanë munguar thirrjet për dorëheqjen e Edi Ramës.
Me flakadanë në duar kanë vijuar marshimin drejt rrugëve të ndryshme të Tiranës. Protesta e nesërme do të zhvillohet para Parlamentit, duke u marrë dhe masa të shtuara sigurie për nisjen e sesionit të ri parlamentar. (A2 Televizion)