
Ka zgjatur për rreth dy orë takimi i kryeministrit Edi Rama me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, të vendosur në Tiranë.
Takimi ka përfunduar rreth orës 13:00. A2 CNN mëson nga burime se në takim janë diskutuar të gjitha çështjet të cilat ndikojnë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE
Edhe pse zyrtarisht si shefi i qeverisë, ashtu edhe selitë diplomatike nuk kanë dhënë informacion për këtë takim që ka zgjatur rreth dy orë.
Të pranishme në takim ishin edhe ministrja e Jashtme Elisa Spiropali dhe ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.
Takimi i ambasadorëve me Ramën vjen vetëm disa ditë pas dorëzimit të progres raportit të KE për Shqipërinë, ndërkohë që ende nuk ka detaje nga ky takim. (A2 Televizion)
