
Pa kaluar 24 orë nga urdhri i parë i kryebashkiakut Veliaj nga paraburgimi i Durrësit, punonjësit e bashkisë janë vënë në punë për zbatimin e tij.
Duke qenë se Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrën e kryebashkiakut, Erion Veliaj nënshkroi një urdhër drejtuar ndërmarrjes së dekorit dhe eventeve, me rastin e festave të fundvitit.
Përmes këtij urdhri, kryebashkiaku Veliaj kërkoi që kjo ndërmarrje të marrë të gjitha masat për dekorimin e qytetit, duke plotësuar të gjitha standardet dhe kushtet e sigurisë.
Ditën e sotme, që në orët e para të mëngjesit, punonjës të kësaj ndërmarrje janë parë në bulevardin kryesor të Tiranës duke vendosur zbukurimet në pemë dhe shtylla. (A2 Televizion)
