Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Itali, A2 CNN zbardh agjendën

Nga Fjorela Beleshi
12 Nëntor 2025, 11:12 | Politikë

Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Itali, A2 CNN zbardh agjendën

A2 CNN ka mundur të zbardhë agjendën e takimit të përbashkët të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Italisë, që do të zhvillohet të enjten në Romë.

Delegacioni shqiptar, i drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, do të udhëtojë drejt Romës të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 19:00.

Takimi ndërqeveritar do të zhvillohet të enjten në Romë, në ambientet e “Villa Doria Pamphilj”, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi.

Në orën 11:40 është parashikuar takimi ndërmjet Kryeministrit Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni, ndërsa një orë më pas do të ketë edhe një konferencë për mediat e më pas një drekë pune.

Delegacioni shqiptar

Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Belinda Balluku, ZVKM dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme

Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes

Albana Koçiu, Ministre e Brendshme

Petrit Malaj, Ministër i Financave

Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë

Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit

Evis Sala, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve

Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit

Znj. Laura Plaku (Saro), Drejtor Ekzekutiv i AIDA

Z. Ardian Veliu, Administrator i KAYO

Z. Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos