“Ambasadori nuk kishte ujë për t’u larë”, Flamur Noka: Janë kthyer në zëdhënësa të Ramës, turp t’iu vijë

Nga A2 CNN
13 Tetor 2025, 21:23 | Politikë

“Zonja Von der Leyen duhet të pyesë ambasadorin: a kishte ujë për t’u larë? A kishte ujë Tirana? Ta pyesë nëse pazari në Tiranë i kushton më shtrenjtë se në Bruksel? Po e them copë: disa ambasadorë janë kthyer në zëdhënësa të Edi Ramës”.

Kështu u shpreh Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Disa të tjerë, për shkak të konjukturave të George Sorosit nuk guxojnë të përcjellin asgjë. Kjo është një pjesë e realitetit që po shohim ne këtu. Ambasadori i BE-së mjafton t’i thotë zonjës Von Der Leyen që gjithë verës nuk ka patur ujë në kryeqytetin europian, që në mes ka një lumë fekalesh”, deklaroi Noka.

“Por, ai nuk e bën këtë sepse më mirë preferon që të dalë te protesta e LGBTQ. Ajo protestë nuk është halli i shqiptarëve”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos