Noka "shpërthen" kundër qeverisë: Turp, në Tiranë qytetarët blejnë ujë për t'u larë, s'ka ku shkon më keq

Nga A2 CNN
13 Tetor 2025, 20:53 | Politikë

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se nuk ndodh në asnjë kryeqytet tjetër europian që të blesh ujë për t’u larë, siç ndodh në Tiranë.

“Tirana ka patronazhimin e administratës dhe terrorin shtetëror. Pse duhet të votojë “Miss Covidin” një qytetar i Tiranës kur jemi dëshmitarë që Tirana ka gjithë verën pa ujë? Mirë për të pirë, por kemi blerë ujë për t’u larë. Kjo nuk ndodh në asnjë kryeqytet europian tjetër. Të gjithë kanë lumë dhe parqe rreth lumit. Tirana, falë Narcos-it, ka lumë fekalesh. Vendin e pemëve në Tiranë e kanë zënë kullat, që janë pastrim i parave të karteleve të drogës”, tha Noka.

Kur u pyet pse qytetarët nuk dalin të protestojnë për këtë situatë, Noka shpjegoi: “Regjimi Narcos i ka zënë frymën gjithçkaje. Vetëm Enver Hoxha ka patur pushtet saç ka sot kreu i Narcos. As Ramiz Alia nuk ushtronte këtë terror mbi shqiptarët. Shteti është kthyer në bandë. Blen vota. Edhe Kosova, 16 vite shtet, zhvilloi zgjedhje demokratike. Kur shteti kthehet në bandë, ka marrë fund demokracia. Kur karteli Xhabafti del përballë Sekretarit të Përgjithshëm të PD, imagjinoni se çfarë i ndodh qytetarit. Terror i shtetit që është shndërruar në bandë”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos