"Ja faji i vetëm i Lul Bashës"- Rrëfehet Kalaja: Nuk gaboi kur dogji mandatet, por nuk e çoi deri në fund

Nga A2 CNN
25 Shtator 2025, 21:50 | Politikë

"Ja faji i vetëm i Lul Bashës"- Rrëfehet Kalaja: Nuk

Aulon Kalaja rrëfeu në A2 CNN se ka qenë një ndër demokratët që votoi në Këshillin Kombëtar për djegien e mandateve, duke thënë se Basha nuk gaboi me këtë lëvizje, por duhet t’i shkonte deri në fund kësaj rruge dhe jo të bashkëpunonte me Edi Ramën.

Në lidhje me situatën aktuale, Kalaja tha në Off the Record se nëse PD e cilëson 11 majin një farsë zgjedhore duhet ta ketë si opsion djegien e mandateve.

“Unë e kam dëgjuar që ka një vendim që nuk digjen më mandatet. Unë kam votuar pro djegies së mandateve. Ka shumë njerëz që thonë e ka fajin Lul Basha. Një faj që ka pasur Basha është që nuk e çoi deri në fund. Di shumë njerëz që në Këshill votuan për djegien e mandateve dhe sa u bë realitet thanë ja i dogji. Duhet të jemi seriozë me shqiptarët.

Nëse ka farsë zgjedhore duhet të shkojmë dhe djegies së mandateve, por duhet të ketë seriozitet, jo si e bëri Basha. Kur thua këtë tezë duhet të djegësh mandatet për t’i shkuar deri në fund. Basha kishte punët e veta. Njerëz që kanë lidhje me qeverinë dhe biznese me të nuk duhet të ekzistojnë në politikë”, tha Kalaja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos