PD përgatit fletërrufetë, Këlliçi: Mur turpi për patronazhistët dhe spiunat dylekësha

Nga A2 CNN
25 Shtator 2025, 21:06 | Politikë

PD përgatit fletërrufetë, Këlliçi: Mur turpi për

Belind Këlliçi prezantoi për herë të parë në Off the Record një nga strategjitë që ajo ka parashikuar gjatë këtyre viteve për të shkatërruar në një mënyrë atë që PD e cilëson si makinerinë elektorale të patronazhistëve.

Në studio me Andrea Dangllin, Këlliçi zbuloi se do të përgatitet një portal ku do të shfaqen me emër e mbiemër të gjithë patronazhistët, pjesa më e madhe e të cilëve e kanë një vend pune në shtet dhe nuk shkojnë asnjëherë, pasi misioni i vetëm i tyre është që të mbledhin 20 vota në ditën e zgjedhjeve.

“Do të nxjerrim emrat e të gjithëve. Do të bëjmë një portal për një mur  turpi për patronazhistët. Nuk ka administrator që nuk është kthyer në patronazhist. Do nxjerrim një mur turpi për spiunët dylekësha që thonë me kë e pi kafen ky, kë takon ky. Do të duhet të goditet demaskimi publik i çdo identiteti të këtyre njerëzve që shkojnë në punë për të garantuar 20 vota për PS ditën e zgjedhjeve. Nuk ka diferencë mes gomarit, Erion Veliajt dhe Manastirliu, pasi sistemin e garanton Edi Rama. Është ai që ushqen makinerinë e vjedhjes së votave, parave publike për të vjedhur vota, me tenderë, koncensione”, tha Këlliçi në A2 CNN.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos