Një debat pati në studion e “Off the Record” dhe për çështjen e kandidatit të PD për bashkinë e Tiranës, i cili nuk është caktuar ende, ndërkohë që mazhoranca tashmë e ka emrin e saj.
Analisti Roland Qafoku u shpreh se opozita duhet ta kishte zgjidhur më herët emrin për kryeqytetin.
“Çfarë i kushtonte PD që ta zgjidhte këtë çështjen e kandidatit që në shkurt. Këllici edhe pse humbi në Tiranë bëri një betejë të jashtëzakonshme. Belindi meritonte një vlerësim tjetër. Njerëz të pavotuar janë më lart se Këlliçi. Të gjithë ata që bënë garë nga 2000 përveç Bashës u bënë figura të larta. Çfarë janë këta që nuk lenë mandatin se e kam të sigurt humbjen”, tha Qafoku.
Teksa Aulon Kalaja kundërshtoi tezën se nuk mund t’i kërkohet Jorida Tabakut që të heqë dorë nga mandati i deputetit pasi e kishte më të vështirë nga të tjerë për ta fituar atë.
Ai shtoi se opozita nuk duhet të bjerë në fatalizëm, ndërsa po ashtu edhe politika nuk është vetëm për benefit.
“Politika është vetëm benifite. Nuk ka kuptim. Garën e kanë bërë edhe sikur ta dish që do ta humbësh duhet të shkosh. Kemi rënë në fatalizëm. Duket sikur opozitën e ka prekur plumbi. Askush nuk ka bërë kosto”, tha Kalaja. (A2 Televizion)