“Amerika të ndërhyjë menjëherë, rrezikohet siguria”, ish-ambasadori: Gjykata e Hagës po na trajton si plaçkë tregu

Nga A2 CNN
17 Shtator 2026, 21:53 | Politikë

“Gjëja shqiptare në rajon është kthyer në plaçkë tregu për fuqitë e mëdha siç ka qenë në ‘13, siç ka qenë gjatë gjithë historisë së popullit shqiptar”. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ish-ambasadori Roland Bimo, një ditë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Duke e cilësuar precedent të rrezikshëm për sigurinë e Ballkanit, ai apeloi që Kosova të ndërmarrë hapa urgjentë për të dalë nga kjo situatë.

“Qeveria e Kosovës të ndërmarrë urgjentisht hapa për zhbërjen e gjykatës dhe brenda mundësive në qoftë se e shikojnë nga ana kushtetuese, nëse presidenti, presidentja kushdo që të jetë i Kosovës ka të drejtën e faljes, për të dalë nga ngërçi politik që është krijuar, sepse është krijuar një situatë jashtëzakonisht e rëndë për çështjet e sigurisë dhe të stabilitetit të Ballkanit”, u shpreh ish-ambasadori në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas ambasadorit, me vendimin e Hagës, Europa për të shlyer njollën e zezë të turpit që është krijuar në territorin e saj nga gjenocidi serb, mundohet të krijojë një ekuivalent moral duke fajësuar shqiptarët që t'i drejtohet opinionit të vet të brendshëm dhe të thotë që çfarë mund të bëja unë me serbët, kur fajin e kishin shqiptarët.

“Është krijuar një situatë jashtëzakonisht e rëndë për çështjet e sigurisë dhe të stabilitetit të Ballkanit, për të cilët Europa për të shlyer njollën e zezë të turpit që është krijuar në territorin e saj nga gjenocidi serb, mundohet të krijojë një ekuivalent moral duke fajësuar shqiptarët në mënyrë që t'i drejtohet opinionit të vet të brendshëm dhe të thotë që çfarë mund të bëja unë me serbët kur fajin e kishin shqiptarët. Pra, në narrativën europiane kjo që ka ndodhur është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe për këtë gjë ka paralajmëruar dhe Andrewu Josef në 5 korrik të këtij viti, kur thotë që gradualisht po fryhet një situatë ku me dashje apo pa dashje, me vullnet apo pa vullnet, gjykata do t'i dënojë këta njerëz, sepse janë harxhuar 500-600 milionë euro për të justifikuar një investim. Jo vetëm paratë por dhe një investim moral dhe politik të Europës, e cila parathotë një destabilizim të mëtejshëm të Ballkanit duke duke inkurajuar serbët e Serbisë me në krye zotërinë që është sot president, por edhe ata që janë në Republika Serbska për të thënë që ne mund të bëjmë çfarë të duam dhe në fund të ditës europianët do ngrenë një gjykatë, e cila do dënojë viktimat tona, nuk do na dënojë neve. Precedenti është jashtëzakonisht i rëndësishëm, i rrezikshëm jo vetëm nga ana juridike, por në radhë të parë nga ana politike”, theksoi Bimo në Off the Record me Andrea Danglin në A2 CNN.

Në këto kushte ish-ambasadori Bimo, ka kërkuar një angazhim më të madh politik nga Shtetet e Bashkuara lidhur me zhvillimet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, siç ka bërë edhe në raste të tjera kur kanë ngritur shqetësime për Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Po kështu duhet të evprojë edhe faktori shqiptar në rajon e botë.

“Ajo që sugjerohet është që duhen ndërmarrë hapa të shpejtë, të jashtëzakonshëm politik. Kush ka mundësi të ndikojë në administratën amerikane përmes lobimeve apo përmes ë influencave të caktuara? Sepse për sa kohë kjo gjykatë ka treguar që nuk është një gjykatë ë juridike, por është një gjykatë tërësisht e ndikuar politikisht, atëherë do duhet që në këtë këndvështrim Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu sikurse kanë treguar që nuk kanë hezituar asnjëherë të shprehin dyshimet e tyre për paanshmërinë e Gjykatës Ndërkombëtare, të cilën në të gjitha rastet e shprehin ndryshimin e tyre për aftësinë e kësaj gjykate për të gjykuar krimet. Në rastin konkret do duhet që të bëjnë të njëjtën gjë edhe me këtë lloj gjykate, por në këndvështrimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë angazhime kudo në botë, do të duhet që faktori shqiptar, ata që janë atje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo dhe shtetet shqiptare dhe atë kush ka mundësi dhe besoj që ne kemi jashtëzakonisht shumë në dorë për të qenë faktor stabiliteti siç kemi qenë deri tani, por jo që të jemi plaçke tregu siç po na trajton vendimi i kësaj gjykate”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos