Analiza e integrimit europian, nga argumentet negative në qasjet pozitive

Nga Esmeralda Mali
6 Dhjetor 2023, 15:29 | Politikë

Është e rëndësishme që vendet anëtare të Bashkimit Europian të kuptojnë rëndësinë e zgjerimit me anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimore dhe me Shqipërinë e cila pret tryezën e dytë qeveritare dhe nisjen e negocimit të kapitujve themelorë.

Ky ishte një prej mesazheve në një takim analizë të stadit aktual të procesit të integrimit të vendit, që nga argumentet negative deri në qasjet pozitive të tij.

Sipas studiuesve të Çështjeve Europiane, akademikëve, diplomatëve dhe gazetarëve nga Shqipëria dhe vendet kryesore të BE-së narrativa dominuese është fuqia e transformuese e këtij procesi për vendet që aspirojnë bashkimin në familjen europiane.

Në tryezën që organizohet për të dytin vit nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare u theksua se ka ardhur koha që narrativa e deritanishme se çfarë Europa mund të bëjë për Shqipërinë dhe Ballkanin të sfidohet nga ajo se çfarë rajoni ynë mund të bëjë për Europën.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos