Ish-ministri socialist Malaj ka qenë i ashpër në “Off the Record” me ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama në Bashkinë e Vlorës, ku pas vizitës së tij dhanë dorëheqjen të gjithë drejtorët.
Malaj e cilëson qeverisjen e Ramës autoritariste, e cila bazohet vetëm në instikt, teksa shtoi në Off the Record me Andrea Dangllin se veprimi i kryeministrit është i paligjshëm.
“Veprimi i Ramës në Vlorë është antiligjor dhe antievropian. Vendimet duhet të merren aty ku vota është më afër. Asnjë nuk ka të drejtë të shkarkojë 21 veta dhe Ermalit nuk i mori koka erë. Nuk qeveriset si do Rama. Nuk ka kryeministër që i zë karrigen kryetarit të bashkisë. Rama qeveris me një autoritarizëm të tmerrshëm. Ai qeveriset me instikte me mënyrë satanike. Kur flisnim ne për mungesën e ujit në Vlorë, mbeturinat, përse nuk reagonte Rama”, tha Malaj. (A2 Televizion)