Dëshmitar në gjyqin e Berishës, Balla nga GJKKO: Ditë e madhe për drejtësinë. I qëndroj kallëzimit

Nga A2 CNN
30 Prill 2026, 12:30 | Politikë

Dëshmitar në gjyqin e Berishës, Balla nga GJKKO: Ditë e

Një ditë të madhe për drejtësinë”, e konsideroi kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla gjyqin e çështjes “Partizani”, ku ai është paraqitur sot si dëshmitar në cilësinë e kallëzuesit. Në një prononcim për mediat Balla theksoi do të përgjigjet për çfarë ta pyesin dhe do t’i qëndrojë kallëzimit të bërë ndaj Sali Berishës, raporton A2CNN.

Që nga viti 1912 Shqipëria s’ka qenë kurrë më afër Europës se sa sot, dhe arsyeja është reforma në drejtësi, që ka rikthyer besimin te drejtësia. Këta në bankën e të akuzuarit më kanë akuzuar mua për shpifje në 2012. Ky është rast tipik i korrupsionit të nivelit të lartë. 5 për qindshi është korrupsion. Unë do përgjigjem për çfarë të më pyesin, por i qëndroj kallëzimit tim”, tha Balla.

Seanca e sotme hap fazën e shqyrtimit të provave, ku palët do të përballin argumentet dhe faktet në sallën e gjyqit. Fillimisht, prokuroria do të paraqesë provat e saj, duke nisur me dëshmitarët. Për ditën e sotme janë thirrur katër persona për të dëshmuar, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Përveç Ballës, janë njoftuar edhe disa ish-drejtues të lidhur me klubin shumësportësh Partizani, të cilët pritet të japin dëshmi mbi rrethanat e privatizimit. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ata do t’i përgjigjen thirrjes së gjykatës edhe pse paraqitja është detyrim ligjor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos