Balla: Nesër në Prishtinë për marshimin në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

Nga A2 CNN
11 Shtator 2026, 22:19 | Politikë

Balla: Nesër në Prishtinë për marshimin në

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka njoftuar se do të marrë pjesë nesër në marshimin që do të zhvillohet në Prishtinë në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Gjatë një takimi me banorët në Kamëz, Balla tha se marshimi do të zhvillohet në orën 14:00. Ai përmendi në veçanti Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe dy ish-drejtues të tjerë të UÇK-së.

Nesër, shqiptarët mblidhen në Prishtinë në orën 14:00, në një marshim në mbështetje të komandantëve të UÇK-së”, deklaroi Balla.

Ai tha se do të jetë pjesë e marshimit, duke e cilësuar pjesëmarrjen si një shenjë solidariteti me ish-drejtuesit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos