Politika bëhet bashkë, PS e PD "dënojnë" Hagën: Morën vendim të turpshëm

Nga Fjorela Beleshi
16 Shtator 2026, 15:51 | Politikë

Politika bëhet bashkë, PS e PD "dënojnë"

Si rrallë herë politika e Tiranës është bërë bashkë. Vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës që dënoi katër krerët e UÇK-së u hodh poshtë nga ana e tyre duke e konsideruar si të turpshëm.

Përreth 2 orë demokratët dhe socialistët ndërprenë punimet e komisioneve për të ndjekur në ambientet e Kuvendit vendimin e gjykatës speciale për 4 krerët e UÇK. Shpresuan kur Haga hodhi poshtë akuzat për krime kundër njerëzimit, por përfunduan me zhgënjimin e drejtësisë politike siç e cilësuan ata për mikrofonin e A2 CNN.

Tirana, si rrallëherë, njëzëri dënoi Gjykatën Speciale si një mekanizëm absurd, të influencuar nga lobi serb.

Kryetari i Komisionit të Jashtëm, njëkohësisht ish-ministri i jashtëm i qeverisë Rama, mendon që themelimi i Dhomave Speciale ishte një gabim dhe i kërkon qeverisë së Kosovës të ndërmarrë veprime.

Ende nuk është përcaktuar se si mund të veproje zyrtarisht, por deputetët mendojnë që Shqipëria duhet të reagojë zyrtarisht për të mos ndryshuar historia e vërtetë e luftës së UÇK për liri.

Në korridoret me “pak zë” të Kuvendit të Shqipërisë gjatë kësaj të mërkure, ndihej edhe “frika” e parlamentarëve për goditjen e rolit të shqiptarëve në rajon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos