“Bashkia bën propagandë”- Florjan Binaj denoncon trafikun në Tiranë: Shihni ç’ndodh në ditë me shi

Nga A2 CNN
17 Tetor 2025, 22:10 | Politikë

“Bashkia bën propagandë”- Florjan Binaj denoncon trafikun

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka nisur fushatën elektorale përmes një video-denoncimi në rrjetet sociale, ku tregon vështirësitë që hasin çdo ditë qytetarët e Tiranës, sa herë që bie shi.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Binaj shfaqet teksa qarkullon nëpër Tiranë me automjetin e tij, teksa në qytet bie shi, shkruan A2 CNN.

Sipas Binajt, qarkullimi në rrugët e Tiranës në ditë më shi është një mision i pamundur, teksa shton se bashkia bën propagandë, pasi nuk do t’ja dijë për trafikun.

Ai në përfundim i kërkon qytetarëve të Tiranës që të bashkohen dhe të veprojnë me votë në zgjedhjet e pjesshme, për të shpëtuar qytetin.

“Bashkia bën propagandë sepse nuk do t’ia dijë as për trafikun, as për ty, as për mua, e as për ne! Zgjidhja e vetme është të bashkohemi dhe të veprojmë”, shkruan Binaj krahas videos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos