“Shqiptarët të frustruar ndaj Gjykatës së Hagës, janë kaluar vijat e kuqe”

Nga A2 CNN
17 Tetor 2025, 21:52 | Politikë

Politologu Afrim Krasniqi, i ftuar në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN, deklaroi se ne po përjetojmë si shoqëri shqiptare një lloj periudhe frustrimi ndaj Gjykatës së Hagës, për një sërë aktesh që lidhen me rastin e luftës së Kosovës dhe me Kosovën".

“Mendoj që ne po përjetojmë si shoqëri shqiptare një lloj periudhe frustrimi dhe pakënaqësi e ndjeshme ndaj Gjykatës së Hagës, për një sërë aktesh që lidhen me rastin e luftës së Kosovës dhe me Kosovën. Duket sikur ka një konsensus të gjerë që janë kaluar vijat e kuqe. Duket sikur kemi të bëjmë një proces të paragjykuar dhe duket që deri diku është vendosur në sallën e gjyqit ajo që quhet periudha e rezistencës së Kosovës dhe pjesa më e mirë e Kosovës dhe në këtë lloj këndvështrimi ishte e pritshme të kishte një reagim dhe unë njoh shumë njerëz që nuk i duan liderit politik të palëve respektive, por do donin të ishin ose kanë qenë të pranishëm aty”, tha Krasniqi.

“Pastaj për ta kthyer në aspektin e asaj që çfarë ne pamë dhe çfarë mund të kishte, mendoj që ishte një rast tipik ku përdoren ngjarjet e mëdha dhe ndjenjat e mëdha kombëtare për qëllime politike ditore, sepse edhe Prishtina është në zgjedhje dhe i përdori edhe ata që erdhën, edhe ata që s'erdhën. Edhe Maqedonia e Veriut është në zgjedhje dhe dy palët i përdorën. Edhe Tirana që vazhdon të jetë gjithmonë një bipolaritet politik u mundua

t'i përdorë maksimalisht. Dhe duke hequr këtë, kam përshtypjen që Tirana sot ishte më e bukur, në kuptimin që skena e njerëzve që kanë luftuar me armë për vendin e tyre, për tokën e tyre, për atdheun e tyre dhe kanë rrezikuar gjithçka dhe vijnë sot për t'u ndodhur në krah njëri-tjetrit është e jashtëzakonshme”, shtoi Krasniqi. Politologu theksoi nga ana tjetër se ka patur “një zhgënim të madh nga media në Shqipëri”.

“Dukshëm gazetarët e rinj nuk i njohin zhvillimet e Kosovës dhe një zhgënjim i madh nga elita politike dhe nga ata që dhanë deklarata. Jo ata që mbajtën fjalime, por ata që dhanë deklarata sepse gati-gati e trajtuan këtë ngjarje sikur po flisnin për ndeshjen e fundit të Shqipërisë, ndeshjen e futbollit”, u shpreh politologu Afrim Krasniqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos