Berisha e kalon personale me gjyqtaren Irena Gjoka: I mori burrin dhe pastaj 60 milionë borxh

Nga A2 CNN
21 Korrik 2025, 10:44 | Politikë

Berisha e kalon personale me gjyqtaren Irena Gjoka: I mori burrin dhe pastaj 60

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Beirsha, nuk i kurseu sulmet ndaj gjyqtares Irena Gjoka, edhe personale, teksa u paraqit në Gjykatën e Posaçme në zbatim të pasës së sigurisë “detyrim parqitje” dhënë ndaj tij teksa është duke u gjykuar për “Dosjen Partizani”, shkruan A2 CNN.

“Irena “Dumani”, fytyra e vërtetë e sistemin e drejtësisë, ka mashtruar për origjinën e pasurisë. Për 60 milionë lekë paraqet si dokument borxhin ndaj gruas që i ka marrë dhe burrin. Një herë i ka marrë burrin, pastaj borxhin dhe kontrata e vitit 1996 i referohet kodit civile të vitit 2015”, tha Berisha. “Është e dënuar me burg nga gjykata e Janinës dhe këtë e ka fshehur dhe ka thirrur Altin “Troplinin” në mbështetje. Pra ai do të thotë nëse kjo e dënuar është Irena apo nuk është Irena. Deklaron se nuk është dënuar kurrë dhe pikërisht mbi këtë bazë Altin “Troplini” hap çështje penale, por jo me emër, Irena Gjoka. Se po të hapej me emër ajo nuk mund të rrinte as edhe një ditë në sistemin e drejtësisë. Ajo ka kryer një seri veprash, është dënuar me burg, ka falsifikuar dokumente dhe në rrafshin moral, pasi i mori burrin, shkoi i mori edhe 60 milionë lekë hua”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos