Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka firmosur nga qelia e burgut në Durrës largimin e Anuela Ristanit si kryebashkiake e komanduar.
Edhe pse ajo do të mbajë detyrën e numrit dy të institucionit, kompetencat e Erion Veliajt do të duhet ti marrë një tjetër emër që deri më tani nuk është vendosur. Në shkresën e firmosur theksohet mungesa e koordinimit dhe mos zbatimi i urdhërave
Veliaj thekson në dokument se ai është në detyrë si i zgjedhur dhe i konfirmuar dhe nga gjykata kushtetuese.
Vendimi i kësaj të premte vjen pak kohë pasi Veliaj ktheu në detyrën e drejtorit Juridik Alban Dokushin por që duket se mes palëve sërish nuk ka pasur bashkëpunim. Veliaj u arrestua në 10 shkurt të vitit të shkuar.
7 muaj pas këtij momenti kështilltarët e PS dhe PD bashkuan votat duke e shkarkuar. Si pasojë Veliaj ankimoi në gjykatën kushtetuese e cila e riktheu në detyrë. Në nëntor ai u rikonfirmua në detyrë me argumentin se nuk ka një vendim dënimi të formës së prerë (A2 Televizion)