
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur t’i heqë Anuela Ristanit delegimin e përkohshëm të detyrave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Sipas dokumentit të siguruar nga gazetari i A2 CNN, Armand Bajrami, Ristani nuk largohet nga Bashkia, por vijon të mbajë detyrën e nënkryetares.
Në vendim thuhet se një nga arsyet lidhet edhe me moszbatimin dhe refuzimin e urdhrave të drejtpërdrejtë të kryetarit Veliaj.
Sipas Bashkisë, kjo situatë ka krijuar probleme në zinxhirin e përgjegjësisë dhe drejtimit të institucionit.

(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )