
Kryeministri Rama komentoi momentin që u bë viral në të gjithë botën, kur muajin e kaluar, në Samitin e Komunitetit Politik Europian, të zhvilluar në Kopenhagen, komentoi me shaka me Presidentit e Azerbajxhanit Ilham Aliev dhe atë të Francës Emmanuel Macron, ngatërresat e shpeshta të Donald Trump të Shqipërisë me Armeninë.
“Ky është një shembull tjetër se sa në pozitë të keqe janë demokratët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse kjo ka qenë një shaka shumë miqësore me Ilham (presidenti i Azerbajxhanit), sepse jemi miq të ngushtë prej një kohe të gjatë tashmë dhe ishte vërtet shumë mirë që shiheshim pas kaq “humbjesh dhe për përpjekjesh për të vrarë njëri-tjetrin”. Por fakti që kjo shaka miqësore u bë virale në Europë është argëtuese, por fakti që në SHBA u përdor për të sulmuar Presidentin, ishte diçka që më mërziti shumë, për demokratët, sepse e kanë humbur realitetin dhe vazhdojnë të besojnë që epërsia morale mjafton për ta”, tha Rama, përcjell A2 CNN.
Kryeministri ishte i pranishëm në “Berlin Global Dialogue (BGD)” në kryeqytetin gjerman, në dialogun me moderatorin, Ali Asllan dhe Ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella. (A2 Televizion)
