Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

Nga A2 CNN
24 Tetor 2025, 21:50 | Politikë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin

Kryeministri Edi Rama ka shkuar për një vizitë në Berlin të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit atje.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Rama ka ndarë edhe foto nga Berlini, ku në krah të saj shkruan se është i ftuar si njëri nga dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen.

Sipas Ramës, në fokus të këtij takimi janë sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes, shkruan A2 CNN.

“Berlin - Në Berlin Global Dialogue (BGD) - forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes - ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen”, ka shkruar Rama në faqen e tij në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos