Felaj: Opozita u shfaq si aleancë madhështore, por u tret rrugës

Nga A2 CNN
24 Tetor 2025, 22:07 | Politikë

Felaj: Opozita u shfaq si aleancë madhështore, por u tret rrugës

Ish-deputetja socialiste Ermonela Felaj, e ftuar në emisionin “Çdokënd me Merita Halkajn” në A2 CNN, komentoi rezultatet e zgjedhjeve të fundit dhe raportin e OSBE/ODIHR.

Sipas saj, vërejtjet e bëra nga organizatat ndërkombëtare mbeten irrelevante në raport me rezultatin e zgjedhjeve për Partinë Socialiste. Felaj theksoi se “gropa e madhe që krijoi Partia Demokratike me minus 250.000 vota është arsyeja kryesore pse Partia Socialiste arriti të fitojë 83 mandate deputetësh”.

Ish-deputetja shtoi se opozita u prezantua si aleanca madhështore, por përfundimisht “madhështia e tyre u tret rrugës”. Ajo vuri në dukje se përpjekjet për të lidhur humbjen e zgjedhjeve me vërejtjet e OSBE/ODIHR janë të paqëndrueshme, duke shtuar: “Të kapesh disa muaj më pas me një kauzë të humbur, përpiqesh ta ngresh po njësoj edhe mbas zgjedhjeve. Ky debat ka qenë goxha i nxehtë për të paktën dy muaj pas 11 majit.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos