Rama: Trump po formëson epokën e re, Europa duhet të mbledhë veten

Nga A2 CNN
25 Tetor 2025, 10:33 | Politikë

Rama: Trump po formëson epokën e re, Europa duhet të mbledhë

Kryeministri Edi Rama tha se Europa duhet të kuptojë që me zgjedhjen e Donald Turmp si President i Shteteve të Bashkuara, bota ka ndryshuar dhe ajo duhet të ndryshojë me të.

“Nëse flasim për Europën, vazhdoj të besoj se kur Donald Turmp tha dhe ndoshta vazhdon të thotë se Zoti kishte një plan për të dhe Amerikën, prandaj edhe e shpëtoi, mendoj se Zoti e shpëtoi edhe për të shpëtuar Europën. Europa duhet të mbledhë veten dhe duhet të kuptojë sa më shpejt, edhe me vepra, që nëse do të ruajë rëndësinë e saj, duhet të ndryshojë. Duke nisur me reflektimin e asaj që ka ndodhur me zgjedhjen e Donald Turmp, por edhe me luftën në Ukrainë”, tha Rama gjatë një bisede në “Berlin Global Dialogue”, me moderatorin, Ali Asllan, përcjell A2 CNN.

Ai shtoi se nuk e njeh mirë Trump-in, por e ndjek në postimet e tij në rrjetin social, Social Truth. “Nuk e njoh mirë, por në një farë mënyrë të gjithë e njohim mirë, sepse është i ekspozuar dhe ai po formëson epokën e re, duke qenë shumë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë. Nuk është më në Twtter, quhet Social Truth. Është një nivel më lart. Është shumë angazhues dhe argëtues, natyrisht që e shikoj”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos