Ish-Ministri i Jashtëm Paskal Milo, në një intervistë në emisionin A2 Puls me Bruna Çifligun komentoi protestat qytetarë të cilat prej më shumë se një muaji zhvillohen në Tiranë. Duke e cilësuar ngjarjen si historike në demokracinë shqiptare, Milo është i mendimit se suksesi i saj në arrtjen e objektivave do të varet nga sjella e protestuesve.
Sink Milo: Unë nuk e shoh, për nga përvoja politike që kam, zgjidhjen, arritjen e objektivave, nga përplasja. Kush do të fitojë, kush do të mundet. Jo! Në një shtet demokratik ka mekanizma të cilat duhet të funksionojnë.
Ky mekanizëm për Paskal Milon është Presidenti i Republikës, i cili ka për detyrë ndërmjtësimin për tejkalimin e krizave, duke e cilësuar si të tillë edhe aktualitetin politik në vend.
Sink Milo: Duhet të funksionojë mekanizmi i ndërmjetësismit institucional. Në rastin konkret, ne kemi një mekanizëm institucional kushtetutës që e ka përdetuyrë të ndërmjetësojë, duke qenë se është bartës i unitetit të popullit shqiptar dhe ky është Presidenti i Republikës.
Por a po e ushtron Bajram Begaj këtë detyrë?
“Sa e gjykon dhe sa e luan këtë të drejtë, sa e përdor kryetari i shtetit, është në kompetencë të tij, është në të drejtën e tij. Dhe nëse ai e ka gjykuar të mos ndërhyrë, dhe deri tani Presidenti i Republikës nuk është shfaqur në një rol të tillë, atëherë mbetet ai të gjykohet si institucion. Unë po të isha në atë rol, patjetër që në një moment të tillë, kaq shumë delikat, patjetër që do të ndërmerrej një iniciativë për të ndërmjetësuar mes palëve”, tha Milo.
Protesta e cila nisi fillimisht si një lëvizje ambientaliste, tashmë është kthyer në mirëfilli politike ku në krye të kërkesave është largimi i kryeministrit dhe krijimi i një qeverie tranzitore. (A2 Televizion)