Një sherr është shënuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Bilishtit ku është përfshirë deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati.
Nallbati së bashku më vëllanë e tij ka qenë duke udhëtuar me një makinë dhe në një kryqëzim i kanë zënë rrugën drejtuesit të një kamioni.
Dyshohet se sherri ka qenë momental për çështje parakalimi, por më pas ai ka degraduar deri në përdorimin e grushteve.
Në një moment, në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë, shihet kandidati në listën e sigurt të PD në qarkun e Korçës që kërcen mbi kamion për të goditur drejtuesin, por është tërhequr nga kalimtarët e rastit.
Mësohet se të tre personat janë shoqëruar në komisariatin e policisë për zbardhjen e kësaj ngjarjes.
(A2 Televizion)