Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, hodhi poshtë aludimet se në Theth do të ndërtohen resorte turistike dhe për këtë arsye nisi aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje atje.
Kreu i qeverisë u shpreh se nuk do të ketë as resorte dhe as hotele të mëdha, duke theksuar se kjo nuk është gjë tjetër veçse “fantazi e njerëzve me kënd të ngushtë shikimi”.
“Nëse është prona e dikujt, kushdo që do të investojë duhet të merret vesh me atë. Në Theth e kundërta është e vërtetë. S’do të ketë zhvillime pas atij pastrimi të madh, veçse në raste specifike të lidhura me ata që jetojnë aty”, u shpreh Rama, shkruan A2.
“Nuk është Thethi vendi për resorte turistike, hotele të mëdha, histori të tilla që janë pjesë e fantazisë së njerëzve me kënd të ngushtë shikimi”, shtoi kryeministri.
(A2 Televizion)