Berisha: Altin Troplini mori 700 mijë euro për të lënë të lirë Altin Hajrin. 1 milionë euro i mori nga Ymer Lala

Nga A2 CNN
15 Shtator 2025, 10:36 | Politikë

Berisha: Altin Troplini mori 700 mijë euro për të lënë

Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, para SPAK-ut deklaroi se “ekziston dokumenti që Edi Rama i firmos bashkëshortes së Altin Hajrit hotel me 8 kate, ndërkohë që ai është subjekt i ligjit antimafia”.

“E gjithë familja Hajri është subjekt i ligjit antimafia. Siç është Fatmir Xhafaj, Faqezi Xhafaj, i cili ka pafytyrësinë të kryesojë komisionin, në një kohë kur pasuria e tij është vendosur mbi krimin e Gerondit, mbi trafiqet e Gerondit. Por, ligji antimafia në Shqipëri, për shkak të Altin Troplinit, nuk ekziston. Merren me njerëz që u gjejnë ndonjë dozë kokainë kund nëpër xhepa dhe i përplasin në burgje. Ju e dini famozen Erjona Daupaj, ua kam paraqitur këtu regjistrimet e saj, kur ajo me dy prokurorë bën pazare me bandën Çela. Bën pazare se sa do paguanin grupi Toyota Yaris për të marrë mbrapa makinat. Njërit i thotë se a jep 30 mijë, jo i thotë ky, dua 70 mijë. Dhe kur këtë e thirri Altin Troplini, i tha “zotrote, na thuaj pak, kur more në pyetje Ymer Lalën, të rreshtuara 90 pyetje që do i bëje, dhe që ishte arrestuar për vrasje, e pyete për çdo gjë tjetër, por jo vetëm për vrasje. Se ky ishte ushtar i Ymer Lalës. Jo, jo, Ymer Lala i pagoi 1 milionë këtij”, deklaroi Berisha, shkruan A2.

“Se të arrestohet Ymer Lala, të akuzohet nga Luftar Reçi për vrasje me dëshmi dhe fakte, dhe ky sot është i lirë, Ymer Lala. Pra, për të gjitha këto, ky donte me çdo kusht t’i zgjatej mandati, i tmerruar. Ky doli me tezën se mandati nuk është i ri. Imagjinoni çfarë koncepti kishte ky puçist. Ky njeri do të zgjasë mandatin se rrëmbeu gazetarin në mes të rrugës. Dhe unë u them ju se pengmarrësi është identik dhe as më pak se përdhunuesi. Pra, ky mori Elton Qynon me kriminelë që urdhëroi, i mori edhe mjetet e punës, dhe pavarësisht nga gjykimet ndërkombëtare, ky ushtar i krimit nuk ia kthente, vetëm e vetëm se ai kishte në regjistrime të dhëna për Ramën dhe Altin Troplinin vetë”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos