“Me zemër e mendje jam edhe unë atje!” Rama mbështet protestën në Hagë: Liri për çlirimtarët!

Nga A2 CNN
14 Shtator 2025, 13:20 | Politikë

“Me zemër e mendje jam edhe unë atje!” Rama mbështet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për protestën që po zhvillohet sot në Hagë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shpreh mbështetjen ndaj protestuesve duke deklaruar se  është me zemër dhe mendje pranë tyre dhe apelon për liri ndaj çlirimtarëve të Kosovës.

“LIRIA KA EMËR. Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot, Komandant. LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!”,  shkruan Rama, duke shpëndarë edhe video nga pjesëmarrja.

Kujtojmë se kreu i qeverisë shqiptare ka shprehur hapur mbështetjen e tij ndaj Hashim thaçit dhe komandatëve të tjerë që mbahen në Hagë dhe e ka cilësuar Specialen si një gjykatë të turpshme që po u mohon edhe të drejtat më demokratike të akuzuarve.

“Një veprim i ulët nga një gjykatë e turpshme dhe e paturpshme që drejtësinë ndërkombëtare e ka kthyer në shaka, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangët më brutalë!”, u shpreh Rama përmes një postimi në mars të këtij vitit në rrjetet sociale.

Ky postim i tij u shpërnda në atë kohë edhe nga i dërguari për Misione të Posaçme i SHBA, Richard Grenell, i cili është  një nga kritikët më të mëdhenj të Gjykatës Speciale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos