Akuza të ashpra kë lëshuar sërish Sali Berisha në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani, në ditën ku kreu i demokratëve paraqitet në ambientet e këtij institucioni për të zbatuar masën e detyrimit për paraqitje.
Me nota ironie, Berisha deklaroi se e gjeti kreun e SPAK se po qante pasi nuk ia doli të zgjaste mandatin, teksa e akuzoi këtë të fundit për pazare me qeveritarë dhe kriminelë.
“Skena dramatike, Altin Dumani po shkulte leshrat, po qante dhe bërtiste sepse u bënë pluhur përpjekjet e tij për të zgjatur mandatin. Ky kriminel kushtetues përdori detyrën për të bërë pazare për interesa personale. Ky kriminel amnistoi ministra që bënin pazare me kartelet e drogës. Taulantin që zbatonte porositë e Suelit për të arrestuar anëtarët e kundërshtarëve.
Bënte pazare me krimet e Ulsiut që merrte dy kostume nga Altin Hajri dhe që kërkonte nga banditë 500 mijë euro dhe çantën Louis Vuitton. Pazare me Ramën se e nxori Olsin të panjohur, i cili ishte në krye të Xibrakës. Bënte pazare, por edhe ajo e Geron Meçes, që i thotë Daniel Shimës. Geroni i thoshte se ABSH është Fangu dhe se te tenderët ndërhyn dhe zonja Basha.
Ky bëri pazare me vrasës. Altin Hajri është i lirë për shkak të tij. Dënohet roja dhe Altin është i lirë. Kjo sepse Altin Troplini këtu mori 700 mijë euro. Ka një dokument që Rama i firmos bashkëshortes së Altin Hajrit hotel me 8 kate. E gjithë kjo familje është subjekt i ligjit antimafia”, tha Berisha. (A2 Televizion)