Futjen në zyrën e kryetarit Niko Peleshi e bëri me agjendë në dorë. Porositë e lëna nga Edi Rama në asamblenë e PS-së për të reformuar komisionet kuvendore ishte vath në vesh për të, ku paraditen e të hënës do të nis punën për t’i jetëzuar.
Ftesa për kryetarët e grupeve, e më konkretisht ato të opozitës si Gazment Bardhi, Tedi Blushi dhe Fatmir Mediu, tingëllon më shumë si kortezi pas kundërshtisë opozitare për të ndryshuar komisionet, do t’i përgjigjen me forcën e kartonit.
Pastaj 84 vota që në seancën e parë tregoi se asgjë nuk mund ta ndalw synimin e PS-së për të modifikuar strukturën funksionale të Kuvendit, ku sipas agjendës, të martën pritet të kemi seancën e radhës parlamentare për të miratuar strukturën e Kuvendit ndërsa e enjtja dhe e premtja, janë ditë të dedikuara për kabinetin Rama 4 ku krahas miratimit të kabinetit qeveritar nga parlamenti, do të zhvillohet edhe debati për programin analitik.
Me pak fjalë, do të thotë se brenda kësaj jave, përfundon edhe procedura kushtetutese e konstituimit të qeverisë dhe mbetet vetëm kalimi në agjendën politike ku sipas zotimeve të vetë Edi Ramës, ndër të parat pritet të jetë shkarkimi i Erion Veliajt. (A2 Televizion)