Berisha apel grave dhe vajzave: Votoni më 11 maj për burrat dhe djemtë tuaj që i përzuri Rama nga Shqipëria

Nga A2 CNN
1 Maj 2025, 21:29 | Politikë

Berisha apel grave dhe vajzave: Votoni më 11 maj për burrat dhe

Në takimin me banorët e 3 njësive në kryeqytet, kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje grave dhe vajzave të votojnë më 11 maj Partinë Demokratike për të gjithë ata që burra dhe djem që sipas tij përzuri Edi Rama. Në fjalën e tij Berisha theksoi se

“Burrat kanë marrë rrugët e dheut për të siguruar jetesën e familjes së tyre dhe ai dilte e rrihte gjoksin se gratë në Shqipëri kanë arritur të jenë 70 përqind e forcës së punës. Ndaj dhe të dashura gra dhe vajza, nëna dhe motra, me 11 Maj votoni për veten tuaj, për burrat tuaj që kanë marrë rrugët e dheut, për djemtë që nuk janë këtu, për njerëzit tuaj që u përzunë me politikat e Edi Ramës nga Shqipëria, për dinjitetin tuaj, për dashurinë tuaj për familjen dhe Shqipërinë”.

Gjatë fjalës së tij Berisha premtoi se prioriteti i forcës së tij politike do të jetë rinia shqiptare dhe ndalimi i emigracionit masiv të të rinjve. Duke iu drejtuar votuesve 18-vjeçarë që marrin pjesë për herë të parë në këto zgjedhje, Berisha theksoi se “qëllimi më i madh është t’i kthejmë kombit rininë e tij”.

Lideri opozitar bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 11 majit, duke premtuar ulje të ndjeshme të taksave për bizneset, investime në teknologji të lartë dhe energji të rinovueshme, si dhe mbështetje për barazinë gjinore. Ai e cilësoi këtë garë si një mision për çlirimin e Shqipërisë nga keqqeverisja dhe kthimin e pasurive publike te qytetarët.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos