Eurodeputetja italiane në mitingun e PD, Berisha: PD drejt fitores së 11 majit, Rama në panik nga krimet

Nga A2 CNN
1 Maj 2025, 20:37 | Politikë

Eurodeputetja italiane në mitingun e PD, Berisha: PD drejt fitores së

Eurodeputetja italiane Erica Mazzeti ishte e pranishme sot në mitingun e Partisë Demokratike më qytetarë të njësisë, 1, 3 dhe 14 në kryeqytet. Në fjalën e tij Berisha shprehu mirënjohjen ndaj Mazzetti-t për mbështetjen ndaj PD-së, teksa konfirmoi rëndësinë që partia e tij i jep ruajtjes së marrëdhënieve me Italinë dhe trashëgimisë politike të Silvio Berlusconit.

“E nderuar zonja Erica Mazzeti, mikeshë e shquar e PD, Shqipërisë dhe shqiptarëve, përfaqësuese e Forza Italia dhe Parlamentit Europian, e pranishme sonte midis nesh, një mirënjohje të pakufishme ndaj jush. Dhe unë dua t’u informoj miq se mikeshën tonë, e cila erdhi në mbështetjen tonë në ditët më të vështira, e falënderova edhe para 2 mijë delegatëve në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane me gjithë zemër. Dhe e garantoj se për mua dhe PD-në, vazhdimi i asaj miqësie dhe bashkëpunimi të vendosur me të pavdekshmin Silvio Berluskoni është një prioritet shumë i madh. Por edhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona mike, midis Shqipërisë dhe Italisë, qëndrojnë në krye të përparësive tona”, u shpreh Berisha.

Sipas kryedemokratit, PD po shkon drejt fitores së 11 majit, ndërsa Rama theksoi ai është në panik nga krimet që ka kryer.

“Sot nisëm marshin tonë të pandalshëm drejt fitores së 11 Majit. Drejt fitores që ne meritojmë. Në qoftë se marrim historikun tonë, një histori e cila nuk qe e thjeshtë dhe e lehtë. Por çfarë ishte ajo? Historia e njerëzve që besojnë, historia e njerëzve me ideale, historia e njerëzve që duan lirinë dhe vlerat. Dhe ja ku jemi, të vendosur në një mision shpëtimtar. Ne u ngritëm dhe shpëtuam opozitën nga një monstër njerëzore që kërkonte pas 30 vitesh të shndërronte Shqipërinë në një Shqipëri pa opozitë. Dhe sot ne jemi këtu ballë për ballë me të. Ai në panik të thellë, i tmerruar nga vetja e tij, i tmerruar nga krimet që ka kryer, i tmerruar në atë shkallë nga braktisja e madhe e qytetarëve të Tiranës dhe qytetarëve shqiptarë. Kudo që shkon mblidhet me zyrtarë të zgjedhur me listë dhe vazhdon banalitetin e tij. Një banalitet të turpshëm, të padenjë, një banalitet me të cilin mendon se do fusë përçarjen në familjet tona. Me një fjalor ordineri, ndër më të varfrit, kënetë, zhapinj, bufë, çyrykë, budalla, etj, fjalë të cilat janë fjalë të një mjerani që nuk gjen strehë ku të futet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos