Berisha: Arrestimi i Agasit ishte i negociuar. Të dielën u takua me Taulant Ballën në një lokal të kartelit në Elbasan

Nga A2 CNN
27 Gusht 2026, 13:07 | Politikë

Berisha: Arrestimi i Agasit ishte i negociuar. Të dielën u takua me

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se arrestimi i Ergys Agasit ishte “i negociuar” dhe shtoi se “qytetarët dixhitalë më kanë informuar se, sipas burimeve të tyre policore, e theksoj, ditën e diel në një lokal të kontrolluar nga karteli në Elbasan, Taulant Balla ka zhvilluar një takim jo të shkurtër me Gys Agasin”.

“Ergys Agasi u arrestua dje, pasi lëvizi 8 muaj lirshëm. Në Xhafzotaj tek shtëpia e vet, në Manzë dhe pika tjetër e trekëndëshit në Surrel. Se pse shkonte në Surrel, atë ta hetojnë, por udhëtimet e tij në Surrel janë denoncuar disa herë në këtë platformë. Pra, Agasi në aparencë ishte në kërkim, por de facto ishte i lirë. Lëvizte kudo, natyrisht me shoqërues lëvizte, duhet ta theksoj këtë. Tani vijmë tek momenti i arrestimit afër shtëpisë së tij me pantallona të shkurtra, me nallane dhe një polic në timon. Çfarë ishte ky arrestim? Nallanet, pantallonat e shkurtra, polici në timon, të gjitha këto flasin për një arrestim të negociuar. A ju kujtohet ju kur u dorëzua famozi Balili? Cilin pati shofer famëzi Balili? Ardi Veliun. Edhe ky Shpatarakun. Ai Veliun”, tha Berisha, shkruan A2.

“Nuk mund të them me siguri, por qytetarët dixhitalë më kanë informuar se sipas burimeve të tyre policore, e theksoj, ditën e diel në një lokal të kontrolluar nga karteli në Elbasan, Taulant Balla ka zhvilluar një takim jo të shkurtër me Gys Agasin. Vetë qytetari digjital thotë që është mirë të hetohet, por burimi është mjaft serioz dhe i sigurtë. A mori përsipër Taulant Balla negociatat me të në emër të Ramës dhe me porosi të Ramës, nuk mund të them, por qytetari dixhital thotë se është takuar me të. Agasi është pronar i makinave të blinduara, i makinave më luksoze. Shkoi dhe u gjet në një makinë krejtësisht koti, me shofer policin. Edhe kjo, pra. Janë disa elementë pra, që po t’i lidhësh bashkë, flasin për një arrestim të negociuar”, shtoi kreu demokrat.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos