
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Ergys Agasi, i arrestuar mbrëmjen e djeshme, ishte “koordinatori i Edi Ramës për të gjitha organizatat kriminale dhe kartelet e drogës”.
“Ergys Agasi, koordinatori i Edi Ramës për të gjitha organizatat kriminale dhe kartelet e drogës, kontrolloi çdo të dhënë në internet të shtetesve shqiptarë dhe shtetasve të huaj në territorin e Shqipërisë. Ergys Agasi ishte dhe është personi, që sipas pohimeve verbale, ndryshonte, emëronte, çemëronte ministrat e Brendshëm dhe kishte një kontroll fjollë mbi SHIK-un, tashmë të denoncuar nga unë prej vitesh në mënyrë të përsëritur. Miqësia e kryetares së SHIK-ut, drejtoreshës së SHIK-ut, me Agasin është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga kjo platformë”, tha Berisha, shkruan A2.
“Kemi paralajmëruar se shtrirja e kontrollit dhe influencës së këtij mafiozi mbi shërbimin informativ kombëtar nëpërmjet miqësisë që kishte me Hysenin, e njohur tashmë si agjente e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit, lë dyshimet më të mëdha për infektimin e këtij institucioni. Ergys Agasi ka pasur de facto, jo de jure, si arkitekt të interiorit, Edi Ramën për vilën e tij të ndërtuar pikërisht në zonën e ndërtesave qeveritare në Durrës. I kemi denoncuar me kohë vizitat e tij, angazhimin e tij gjer në detaje në arredimin e vilës së supermafiozit Ergys Agasi”, shtoi kreu demokrat. (A2 Televizion)