Berisha do të zhvillojë vizitë në Strasburg, zbardhet agjenda e liderit të opozitës! Ja kë do takojë

Nga A2 CNN
6 Prill 2025, 15:58 | Politikë

Berisha do të zhvillojë vizitë në Strasburg, zbardhet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë gjatë ditës së hënë, 7 prill, një vizitë zyrtare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg.

I shoqëruar nga deputetja Albana Vokshi, anëtare e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Europës, deputeti Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së dhe Enri Ceno, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, lideri i opozitës mësohet se do të zhvillojë takime të shumta.

Gjatë këtyre takimeve, sipas burimeve nga PD, Berisha do të prezantojë para drejtuesve të Asamblesë Parlamente të Këshillit të Europës, situatën reale të Shqipërisë.

Po ashtu, sipas PD, mësohet se kryedemokrati Sali Berisha do të prezantojë edhe programin e koalicionit opozitar, ‘Paketën e Dhembshurisë’, ‘Made in Albania’ dhe lehtësimin nga taksat.

Bashkëlidhur agjenda e takimeve në Strasburg:

10.00: Prezantimi në Grupin e EPP

11.30: Takim me Dora Bakoyanis, Kredu i Delegacionit grek në PACE

12.30 Drekë me Szolt Nemeth, Kreu i Grupit ECPA

13.45: Takim me z. Theodoros Rousopulos, President i PACE

15.00 Takim Bilateral me Grupin Italian

16.00: Takim Bilateral me Grupin Suedez

17.00: Takim me zvPresidentin e CPT, znj. Gunda Ëössner dhe z. Julien Attuil-Kayser, kryetari i CPTs Transversal Division

18.00: Prezantim në Grupin e ECPA (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos