Berisha prezanton kandidatët në Elbasan, Dash Sula 'e thumbon': Statutin e PD e kthyet në letër bakalli dhe Primaret në hi

Nga A2 CNN
6 Prill 2025, 11:36 | Politikë

Berisha prezanton kandidatët në Elbasan, Dash Sula 'e

Pyetje për Kryestrategët e Kryemagjistarët që bërën listat e kandidatëve të PD, kush do ti përfaqësojë votuesit demokrat të besimit të krishter në Elbasan pas 11 majit?

Deputeti Dashnor Sula ka ‘thumbuar’ kryedemokratin Sali Berisha, teksa ky i fundit ndodhet në një takim në Elbasan, ku po prezanton kandidatët e PD-së për këtë qark.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sula shkruan se demokratët e besimit të krishterë kanë mbetur pa përfaqësuar në Elbasan dhe kjo sipas tij, “pas zhdukjes nga lista e kandidatëve, e deputetit që mbështet shtetin ligjor dhe drejtësinë e barabartë për të gjithë”.

Ai vijon më tej sulmin ndaj Berishës duke thënë se “kryemagjistarët e listave të PD e kthyen STATUTIN  e Partisë Demokratike në Letër Bakalli dhe votat e demokratëve i shndërruan në hi që zhduket pa lënë gjurmë”.

Postimi i Sulës:

????Kush i përfaqëson Demokratët e besimit të krishter në listën e PD në Elbasan?!

Zhdukja nga lista e kandidatëve, e  deputetit që mbështet shtetin ligjor dhe drejtësinë e barabartë për të gjithë.

Injorimi i antarësisë së Partisë Demomratike të Elbasanit duke i djegur e bërë hi votatat e tyre në Primare.

Mospërfaqësimi i 6 bashkive nga 7 që ka qarku Elbasanit me kandidatë në listën e kandidatëve për deputetë.

Diskriminimi dhe përçmimi që u është bërë Demokratëve dhe votuesve të zonave rurale në Qarkun e Elbasanit duke mos i përfaqësuar me emra në listë të mbyllur, nuk janë të vetme të probleme në listë e kandidatëve të PD për deputetë.

????Pyetje për Kryestrategët e Kryemagjistarët që bërën listat e kandidatëve të PD, kush do ti përfaqësojë votuesit demokrat të besimit të krishter në Elbasan pas 11 majit?

Deri në fund të këtij mandati i ka përfaqësuar denjësisht, me shumë përkushtim dhe integritet Doktoresha Zheni Gjergji, por pas Shtatorit të këtij viti KUSH? 

Përgjigja është: Askush!

Kryemagjistarët e listave të PD e kthyen STATUTIN  e Partisë demokratike në Letër Bakalli, votat e demokratëve i shnderruan në hi që zhduket pa lënë gjurmë, demokratët e fshatrave i braktisën po ashtu edhe demomratët e komunitetit të Krishterë.

Lista është për primarin jo demokratët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos