Deputeti i PD për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, votoi kundër propozimeve për grupin parlamentar të partisë. Në dalje nga selia e PD, Leskaj tha se ishte kundër zgjedhjes së Gazment Bardhit.
“Isha kundër kryetarit të grupit parlamentar. Mendoj se Doktor Berisha ka gabuar në këtë rast, ka gabuar rëndë madje!”, tha Leskaj, përcjell A2 CNN.
I pyetur nëse kjo është ndarje me PD, Leskaj u përgjigj Pse do ndahem? Jam deputet i Partisë Demokratike”.
Përveç Bardhit si kryetar i grupit, PD zgjodhi si nënkryetarë Belind Këlliçin dhe Tomor Alizotin. Sekretare e grupit është emëruar Elda Hoti, ndërsa zëdhënëse Ledina Alolli.
Gjithashtu, Agron Gjekmarkaj u konfirmua si nënkryetar i Kuvendit. (A2 Televizion)