Rikonfirmime dhe emra të rinj, këta janë ministrat e kabinetit "Rama 4"

Nga A2 CNN
11 Shtator 2025, 13:24 | Politikë

Rikonfirmime dhe emra të rinj, këta janë ministrat e kabinetit

Kryeministri Edi Rama prezantoi emrat e kabinetit të ri qeverisës në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Belinda Balluku është rikonfirmuar në pozicionin që ka. Ndërkohë që në krye të Ministrisë së Brendshme, për herë të parë Rama emëroi një grua, shkruan A2.

Qeveria e re:

Belinda Balluku - Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës (Rikonfirmohet në detyrë)

Albana Koçiu - Ministria e Punëve të Brendshme (Ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendëson Ervin Hoxhën)

Elisa Spiropali - Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (Vjen nga drejtimi i Kuvendit dhe zëvendëson Igli Hasanin)

Petrit Malaj - Ministria e Financave (Rikonfirmohet në detyrë)

Blendi Gonxhja - Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit (Vjen nga MEKI dhe pason Mirela Kumbaron që drejtonte Turizmin)

Sofjan Jaupaj - Ministria e Mjedisit (Mbante detyrën e zv/ministrit të Mjedisit)

Mirela Kumbaro - Ministria e Arsimit (Vjen nga drejtimi i Ministrisë së Turizmit)

Evis Sala - Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (Vjen nga Italia)

Delina Ibrahimaj - Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (Vjen nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit)

Diella – Anëtarja e parë jofizikisht e pranishme, e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, në proceset qeverisëse. Shërbyesja e prokurimeve publike.

Besfort Lamallari - Ministria e Drejtësisë (Pason Ulsi Manjën)

Pirro Vengu - Ministria e Mbrojtjes (Rikonfirmohet në detyrë)

Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (Kryebashkiaku aktual i Cërrikut)

Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor (Pason Arbjan Maznikun)

Majlinda Dhuka – Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë (Rikonfirmohet në detyrë)

Adea Pirdeni - Ministre e Shtetit për antikorrupsionin (Rikonfirmohet në detyrë)

Toni Gogu - Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos