Berisha: Rama është në rreth të kuq si Maduro, nuk ka ku shkon

Nga A2 CNN
11 Shtator 2025, 14:24 | Politikë

Berisha: Rama është në rreth të kuq si Maduro, nuk ka ku

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, deklaroi se Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste “u tha shqiptarëve mesazhet më të zeza”.

“Sot ishte një ditë zie e vërtetë për shqiptarët. Sot, kreu i narkoshtetit, në një fjalim që tani përveç Maduros, nuk e mban kush aq të gjatë, u tha shqiptarëve mesazhet më të zeza. Së pari, ai përfundimisht në fushën më të rëndësishme të çdo vendi, që është fusha e sigurisë, i vuri kryq NATO-s dhe nuk përmendi njëherë të vetme Aleancën e Atlantikut të Veriut. Dhe kjo nuk është pa qëllim. Së pari, të marrim regjistrat. Nuk ka vendosur detyrimin 2 përqindësh siç e kërkon buxheti. Ka mashtruar NATO-n, ka mashtruar SHBA-në. Por, ky ka hall tjetër. Halli i madh janë kartelet e drogës. Presidenti Donald Trump, për herë të parë në histori, shpall grupe terroriste kartelet e drogës dhe dje sekretari i mbrojtjes, nga Porto Riko, çfarë deklaroi? Kjo luftë, tha, është ndryshe nga të gjitha luftërat tjera që kemi bërë. Kjo luftë nuk është për politikë, kjo luftë është për jetën e fëmijëve tanë, për të ardhmen e fëmijëve tanë. U garantoj se kreu i karteleve të drogës në Shqipëri e ka ndjerë këtë gjer në palcë. Ky që ka pritur në zyrë Luftim Hysën, sot i shpallur organizatë terroriste kryesore në botë, i Sinaloas. Ky që miliarda e miliarda euro, jo vetëm të karteleve shqiptare, por karteleve rajonale, i ka hapur dyert dhe miraton në një mbledhje dhjetë milionë metër katrorë ndërtimi për të larë këto kartele drogën, ky është në rrethin e kuq. Ky është një me Maduron dhe nuk ka ku shkon”, tha Berisha, shkruan A2.

“Prandaj ky thotë nuk na duhen leksione përtej Atlantikut, në fjalimin sot thotë me BE-në përshtat, se mendon se BE nuk do luftojë drogën dhe korrupsionin. Të gjitha këto i kanë sjellë Europoli dhe Eurojust. Pra, është në ditën e tij më të zezë dhe ditët do i nxihen gjithmonë e më shumë, siç e meriton. Ju e keni konstatuar, nuk ka fjalë tjetër tani vetëm territori, arkitekti, ky, ai. Droga. Sepse këto i bëjnë presion, urdhëro thonë, ndaj dhe firmosen... mendoni ju se nuk e di BE që ky i dha Troplinit 5 kulla. 38 mijë metër katrorë dhe 10-12 ndërtesa të tjera te stadiumi në Durrës. Se ky dha në Tiranë edhe 40 kulla të tjera, edhe qindra vila. Se ky kudo sheh vetëm si të investojnë paratë kartelet e drogës. Për të gjitha këto, ai do jetë përgjegjës. U them unë. Ndaj tani ky mendon se me këtë petkun e ri mund të kapërcejë ngarkesat e drogës dhe ngarkesat e tjera”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos