All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Berisha informohet nga mediat për seancën në GJKKO: Pse është shtyrë prap vendimi? Tani po e marr vesh

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2023, 14:07 | Politikë
All - Paragraf - 1

Berisha informohet nga mediat për seancën në GJKKO: Pse

Lajmi se vendimi për masën e tij të sigurisë, “arrest shtëpie” është shtyrë sërish, Sali Berisha e mësoi nga mediat.

All - Paragraf - 3

Në një dalje për mediat nga selia blu, ish-kryeministri u pyet për një koment për shtyrjen e vendimit dhe përgjigja e tij ishte me habi.

“E ka shtyrë prap? Tani po e marr vesh, duhet të shoh motivin, se nuk jam i informuar, nuk jam i informuar ende nga avokatët”, tha Berisha.

Masa e re e sigurisë ndaj Sali Berishës pritet të vendoset ditën e enjte në orën 15:00. Prokurorët kërkojnë arrest shtëpie me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin Sali Berisha. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos