Berisha: Me 8 maj shqiptarët mblidhen në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore

Nga A2 CNN
24 Prill 2026, 12:48 | Politikë

Berisha: Me 8 maj shqiptarët mblidhen në kryengritjen e tyre më

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi datën e protestës së radhës.

"Jam sot për të informuar shqiptarët se me datën 8 maj, një ditë e rëndësishme, shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi kundër kreut të organizatës kriminale dhe regjimit të tij, qeverisë së tij", tha Berisha, shkruan A2.

"Pra, kundër Edi Ramës dhe narkoministrave. Të dashur qytetarë dhe qytetare, u bëj thirrje edhe ju që heshtni, por që shpirtërisht nuk aprovoni kurrë këto vjedhje monstruoze dhe këto qëndrime çnjerëzore ndaj kombit që mban Edi Rama. Të lëmë mënjanë çdo pakënaqësi. Të lëmë mënjanë çdo mosmarrëveshje dhe të bashkohemi në këtë kryengritje të fuqishme si shpresa e vetme e shqiptarëve. Kryengritja e cila synon të bashkojë të gjithë shqiptarët pavarësisht nga moshat, pavarësisht se mund të jenë të bindjeve të ndryshme politike, por që gjykojnë se vjedhjet e tmerrshme të qeveritarëve po shkatërrojnë financat e tyre, po shkatërrojnë vendin e tyre. 8 maji duhet të jetë dita e shqiptarëve. E protestës së tyre më të fuqishme.
Unë kam besim se do japim me 8 maj mesazhin më të fuqishëm ndaj këtij regjimi bandit dhe hajdut", shtoi kreu demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos